Sazan Guri shpall kandidaturën për president: Grua nuk bëhem dot, por …

Inxhinieri Sazan Guri ka bërë të ditur se është i gatshëm të kandidojë për presidenti, pasi sipas tij plotëson vlerat dhe meritat që kërkon kjo detyrë.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, duke ju përgjigjur gazetarit Ylli Rakipi se po kërkohet një grua për këtë detyrë, Guri tha: “Tani unë grua nuk bëhem dot. Por, unë kam shumë premisa dhe gjëra që më kanë ardhur nga ato që nuk thuhen në tavolina, që kësaj rradhe do të ketë qasje nga opozita për President”.

Pjesë nga intervista

Sazan Guri: Unë i bëra një autoportret dhe intervistë vetes. Munda ta shohë që nga e kaluara e largët. Mora të dy fiset e mia… Kam kohë që merrem, krahas profesionit si inxhinier, krahas avokatisë mjedisore, mbrojtjes së të pambrojturve, krahas kërkimeve dhe studimeve që bëj, zgjodha këto 15 vjet ti kushtohen edhe historisë dhe gjuhës ,ndoshta talente të fshehura. Zbulova që nga ana e nënës dhe babait, jemi fise bejlerësh. Në shtete të tjera, po të ishin, do të quheshin baronë, kontë, dukë, lordë dhe sir.

Marrim gjyshin, çoi dhëndrin në Kuvendin e Vlorës. Ka bërë kongres për pellazgët. Në një konferencë tjetër tha, pa ardhur ortodoksi i Beratit nuk e filloj mbledhjen.

Ylli Rakipi: Tani Sazan, ti ke bërë gjithë këto përpjekje, gjithë këtë platformë. Por Edi Rama po kërkon një grua, për Presidente. Qeveria e tij është plotë me gra. Burrat nuk numërohen dot as me gishtin e njërës dorë. Pra ti nuk plotëson kriterin thelbësor. Si mund ti mbushim mendjen Edi Ramës, që Presidenti mund të jetë edhe burrë?

Sazan Guri: Tani unë grua nuk bëhem dot. Por, unë kam shumë premisa dhe gjëra që më kanë ardhur nga ato që nuk thuhen në tavolina, që kësaj rradhe do të ketë qasje nga opozita për President. Do të jetë nga opozita. Është kohë për “check and balance” (kontroll dhe balancë). Në kuptimin që kur zoti Rama ka marrë të gjithë pushtetet, i bie të marrë edhe Presidencën dhe pastaj duhet të përgatitet për humbje shumë të shpejt. Nuk ka rëndësi do jetë grua apo burrë. Është ofendim, të thuhet do vihet patjetër një grua. Kjo është çështje vlerash dhe merite.

Të Fundit