San Marino, vendi i parë në botë me presidentin homoseksual

Vendi i parë në botë që ka zgjedhur një president homoseksual është San Marino. Paolo Rondelli është aktivist dhe mbështet hapur komunitetin LGBT+.

58-vjeçari tha në Facebook se ai “ndoshta do të jetë kreu i parë i shtetit që i përket komunitetit LGBT+”.

Xavier Bettel i Luksemburgut dhe Ana Brnabic e Serbisë janë dy shembuj të kryeministrave homoseksualë në botë, por rasi i Rondell-it është i pari në histori.

“Është një ditë historike, që më mbush me gëzim dhe krenari, sepse Paolo Rondelli do të jetë kreu i parë i shtetit që i përket komunitetit LGBT+, jo vetëm në San Marino, por në botë,” – u shpreh senatorja dhe aktivistja e LGBT+ Monica Cirinna.

https://m.facebook.com/monicacirinna.it/posts/pfbid02qFYELhknTHSQCwr9ddCMQTVeSdc1uc9yXN7RtcBNb8hyq2fg5UMTkApNXzrczpoNl?

San Marino, një mikroshtet me vetëm 34 Mijë njerëz, është pa dalje në det brenda rajonit italian të Emilia Romagna.

Të Fundit