Rusia hakmerret kundër SHBA-së: Do të lëmë astronautin amerikan në hapësirë

Një astronaut amerikan rrezikon të lihet në hapësirë ​​pasi sanksionet amerikane kanë acaruar aq shumë rusët, saqë ata po kërcënojnë edhe bashkëpunimin paqësor Moskë-Uashington në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Pas rreth tre javësh nga sot, astronauti amerikan Mark Vande Hei është planifikuar të kthehet në Tokë dhe të zbarkojë në shkretëtirën e Kazakistanit me dy kozmonautë rusë me ndihmën e një kapsule hapësinore ruse.

Deri më tani, bashkëpunimi i SHBA me Rusinë në hapësirë ​​ka qenë shumë larg konflikteve mes dy superfuqive. Por tani, me luftën e Putinit në Ukrainë, bashkëpunimi i mirë Moskë-Uashington deri më tani, duket të jetë nën kërcënim.

Sipas një postimi të drejtorit të agjencisë ruse hapësinore “Roscosmos”, Dmitry Rogozin, pas sanksioneve të ashpra amerikane ndaj Rusisë, ka shumë të ngjarë që misioni i ardhshëm i kthimit në Tokë të anijes ruse Soyuz të mos përfshijë astronautin amerikan.

Nëse rusët përfundimisht refuzojnë të sjellin astronautin amerikan, atëherë ata do të ndërpresin të gjithë programin e ndryshimit të ekuipazhit të ISS. Përveç kësaj, kthimi i Mark Vande Hei do të duhet të bëhet nga një anije kozmike amerikane.

“Kur jeni në hapësirë ​​dhe fluturoni rreth Tokës me 17,500 milje në orë dhe në një mjedis shumë të rrezikshëm, bashkëpunimi është gjëja më e rëndësishme”, tha ish-astronauti amerikan Scott Kelly, duke komentuar kërcënimet ruse.

Të Fundit