Rritja e çmimit të energjisë, Basha porosi deputetëve: Kontakt direkt me qytetaret për të nxitur format e rezistencës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku në foks të diskutimit ka qenë paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Duke iu referuar burimeve pranë PD, mësohet se një nga temat për të cilat është diskutuar është paralajmërimi i rritjes së çmimit të energjisë.

Për këtë çështje të paralajmëruar nga Rama, Basha u tha deputetëve se e rëndësishme është kontakti direkt me qytetaret për te nxitur, inkurajuar, organizuar te gjitha format e rezistencës ndaj skemave te Edi Ramës për boshatisjen e xhepave të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama, dje deklaroi se një krizë energjetike sapo ka filluar duke rritur çmimet e karburanteve. Për kreun e qeverisë shqiptare kjo është një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare

Të Fundit