Rrihte gruan dhe fëmijët, SHÇBA arreston inspektorin e policisë në Tiranë

Një punonjës policie me detyrë inspektor pranë Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Përmes një njoftimi për mediat, SHÇBA  bën me dije se është arrestuar inspektori A.T. 54 vjeç, pasi dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët.

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh.

Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit.

“Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestoi në flagrancë Inspektor A.T., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë.

Arrestimi i tij u krye mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh. Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit. Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftim.

Të Fundit