Rrëshqitja masive e dherave, hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit, por… – Stop
Lajme, Të Gjitha

Rrëshqitja masive e dherave, hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit, por…

Që prej mesditës së djeshme, deri në orën 8 të mëngjesit të kësaj të hëne qarkullimi në Rrugën e Arbrit u ndalua totalisht.

Kjo për shkak të shembjes së një masivi dheu në afërsi të tunelit në Murrizë të Xibrit në Bashkinë e Klosit.

Qindra metra kub dhera mbuluan rrugën në një gjatësi prej më shumë se 50 metrash, duke paralizuar qarkullimin në një gjatësi prej më shumë se 50 metrash, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve në të dy anët e lëvizjes.

Është dashur një punë prej më shumë se 20 orësh që dy mjete të vendosura në dispozicion të largonin dheun e rënë në asfalt.

Megjithëse rruga u hap me një sens lëvizjeje, dheu vijon të zbresë poshtë, duke rrezikuar jo vetëm bllokim të qarkullimit, por edhe të zërë mjetet teksa kalojnë në të.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *