Rrëmbimi i fëmijës nga shtetasi sirian, Stop zbulon detaje të reja. – Stop
KLIPET

Rrëmbimi i fëmijës nga shtetasi sirian, Stop zbulon detaje të reja.

Në 16 shtator emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetares Xhilda Leka. Ajo tregoi, se ish partneri i saj sirian, i ka rrëmbyer të birin 3 vjecar, Omarin, pas një bashkëjetese 4 vjecare me babain e fëmijës në Libi e Turqi. Në muajin gusht të këtij viti, babi kërkoi të rrijë dy javë me të birin e nuk e ktheu më kurrë. Pas transmetimit të emisionit, shtetasi sirian ka kërcënuar dhe fyer përmes telefonit Xhildën, duke i treguar, se djalin e ka marrë në Angli.Më pas Xhilda lidhet në telefon më partneren e ish bashkëshortit, Selma, e cila i tregon, se djali ka kaluar me të në 4 aeroporte, Tiranë, Prishtinë, Ljubljanë e Londër. Selma thotë, se është detyruar edhe ta fshehë Omarin, për shkak të kontrolleve të policisë angleze. Nga ana tjetër, “Stop” ka vënë në lëvizje Scotland Yard dhe pritet vetëm një formalitet nga Ministria e jashtme për të sjellë fëmijën në Shqipëri tek e ëma.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *