Rregullat për vaksinën anti-COVID, BE thirrje për transparencë: Siguria nuk është diçka që negociohet, prioriteti kryesor

Parlamenti Europian ka bërë thirrje për transparencë në procesin e shpërndarjes dhe përdorimit, në tremujorin e parë të vitit 2021, të vaksinave që janë blerë nga disa kompani farmaceutike. Debati kryesor që është ngritur nga anëtarët e Parlamentit Europian është se kush do të jetë përgjegjës nëse diçka nuk shkon si duhet, si dhe theksi është vënë në respektimin e rregullave dhe ligjeve në lidhje me procedurën.

“Komisioni deklaron se nuk është bërë asnjë ndryshim në rregullat ligjore të lojës, prandaj nuk kam asnjë arsye të mos ta besoj. Megjithatë, duhen bërë publike artikujt e kontratës lidhur me këtë çështje, sepse kjo do t’i jepte siguri të gjithëve. Gjithashtu, do të shuante thashethemet e të gjithë atyre që thonë se laboratorët kanë vepruar shumë shpejt, kështu që ata duan të përjashtohen nga çdo përgjegjësi ligjore nëse dalin probleme”, u shpreh Pascal Canfin, Anëtar i Parlamentit Europian

Kompanitë farmaceutike janë më skeptiket, prandaj po bëjnë presion për klauzola përjashtimi, që në rast të problemeve, shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të detyrohen të marrin një pjesë të tarifave të kompensimit. Gjithashtu, ekspertët i frikësohen një mungese transparence, që do të çojë edhe në mungesë të besueshmërisë nga qytetarët.

“Unë jam i bindur se transparenca e drejtpërdrejt me qytetarët është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar ose për të rritur shanset e të pasurit një shpërndarje të suksesshme të këtyre produkteve, pra të këtyre vaksinave”, Yanis Natsis, drejtues i aleancës europiane të shëndetit publik.

Komisioneri i shëndetësisë ka insistuar se siguria nuk është diçka që negociohet, por mbron privatësinë e negocimeve që vazhdojnë të zhvillohen me kompanitë farmaceutike.

Të Fundit