Rregullat e reja anti-COVID ‘bllokojnë’ Rrugën e Kombit, radhë 4 km në Morinë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Rregullat e reja anti-COVID ‘bllokojnë’ Rrugën e Kombit, radhë 4 km në Morinë

Radha e automjeteve që presin të kalojnë në doganën e Morinës ka arritur në rreth 4 kilometra të hënën.

Qytetarë të shumtë të cilët kanë dashur të kalojnë kufirin drejt Kosovës janë përballur me vonesa të shumta për shkak të masave të reja anti-COVID të vendosura prej ditësh nga qeveria e Kosovës, ku i kërkohet çdo qytetari që hyn në territorin e saj, test PCR ose certifikatë vaksinimi.

Edhe nga pala shqiptare sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për pandeminë, gjë që ka sjellë dhe më shumë radhë nga të dyja palët.

Sipas qytetarëve pritja po shkaktohet si rezultat i kontrolleve të rrepta për dëshmi vaksinimi e teste pas hyrjes në fuqi të masave nga shteti shqiptar. Ministria e Brendshme e Kosovës thotë se pika me problematike është Vërmica dhe Morina./Euronews

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *