Rrahu pronarin në Greqi/ SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur për akuzën e falsifikimit të formularëve me vula e stampa.

Greqia ka konfirmuar me letërporosi procedimin penal dhe dënimin e Ismailaj, kështu që Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për gjykimin e shkurtuar ndaj Ismailaj dhe për dy javë do të bëhet pretenca e vendimi.

Ismaili u mor i pandehur nga GJKKO më 1 nëntor, pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. Ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Qerimaj u denoncua nga PD, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi që pretendohet se ishte pronari i tij, të cilin e dhunoi pasi nuk i kishte dhënë pagën.

Gjetjet iu dorëzuan  KQZ më 2 korrik 2021 e cila vendosi ta lërë në detyrë Qerim Ismailin me argumentin se dënimi penal dhënë në Greqi në Shqipëri është dënim vetëm me gjobë.

Të Fundit