Roland Bejko: Nëse Berisha bëhet kryetar, nuk e njoh dhe largohem!

Roland Bejko, Sekretar për pushtetin vendor në PD, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për dorëheqjen e Bashës dhe ngjarjet në PD.

Bejko tha se kriza në këtë parti do të vijojë nëse nuk largohet Sali Berisha. Ai deklaroi se do të largohet nga kjo parti nëse Berisha bëhet kryetar.

“Nëse Sali Berisha, që është i shpallur non-grata, vazhdon me këmbëngulje të marrë PD, nuk kam ndërmend ta njoh dhe të bashkëpunoj me të. Do të shkoj në shtëpinë time”, tha ai.

Sipas Bejkos, PD duhet të drejtohet nga një person si Alibeaj, sesa nga “kreshnikë”.

“Nuk do ta kërkoja dorëheqjen nëse do të dilte i dyti. Po të ikë edhe Saliu, ikën edhe kriza. Iku Luli, shumë mirë që iku. Mbeti kriza sepse është Saliu. Kush nuk e lexon kriza, është puna e tyre. Unë jam anëtar i kryesisë. Kemi zhvilluar një mbledhje me Alibeajn. Ka qenë krejt ndryshe. Fillova të besoj se ajo që ka ndodhur në Kosovë mund të ndodhë edhe në Shqipëri. S’ka nevojë të kesh kreshnikë në krye të partisë. E krahasoj Alibeajn me kryetarin e opozitës në Kosovë. Alibeaj pinjoll i familje të persekutuar, i shkolluar…

***

Pala tjetër nuk ka kuptua asgjë dhe i ka kapur euforia, sepse morën një rezultat pak më të lartë se Basha. Siç di Berisha ti bëjë gjërat, në mënyrë gjysmë komuniste, është hedhur të joshë deputetë në grupin parlamentar, ti premtojë dhe për vendin në listë.
Kanë filluar edhe metoda të poshtra në bazë, i bëjnë presion dhe i thonë shpejt sepse po mbyllet procesi për zgjedhjet. Sali Berishës i duhet me çdo kusht të marrë PD-në dhe nuk i intereson fare. Iu referua grupit parlamentar dhe injoroi atë që quan kryesi të shkarkuar.
Kur kemi hartuar ftesën për foltoren, bënim edhe avokatin e djallit që të mos kapeshin pas fjalëve, të masakronin dhe fyenin, siç po bëjnë nëpër studio televizive.

Nëse shkohet në negociata shkohet pa kushte”, tha ndër të tjera Bejko.

Të Fundit