Revista gjermane artikull agroturizmit shqiptar, Rama: Turistët gjermanë do të mrekullohen – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Revista gjermane artikull agroturizmit shqiptar, Rama: Turistët gjermanë do të mrekullohen

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë një artikull të revistës prestigjioze gjermane “Stern” që ia ka dedikuar agroturizmit shqiptar.

Teksa e prezanton Shqipërinë me titullin “Unë jam biovend”, Rams shkruan se ky artikull është një ftesë e hapur për tursitët gjermanë të cilët vizitojnë vendin tonë. Kryeministri Rama shkrun se këta të fundit do të mrekullohen nga çfarë do të zbulojnë në vendin tonë.

“Revista prestigjoze gjermane “Stern” i ka dedikuar një artikull të gjatë agroturizmit shqiptar, duke nxjerr në pah natyrën e bukur dhe ushqimin bio. Ndërsa e prezanton Shqipërinë në titull me shprehjen “UNË JAM BIOVEND” ky artikull është një ftesë e hapur për turistët gjermanë që të vizitojnë vendin tonë pasi do të mrekullohen nga çfarë do të zbulojnë”, shkruan kryeministri Rama. /tvklan.al

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *