Rama zgjedh bukën me qofte: S’ka si Lezha për shefa kuzhine

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lezhë, ku pasi prezantoi platformën për “Bashkëqeverisjen” ka vendosur të kalojë disa orë relaksi në këtë qytet që është zbukuruar nga festat e fundivitit.

Sikurse shihet në pamjet e publikuara nga vetë kreu i qeverisë në rrjetin social “Instagram”, Rama po shijon ushqimet e shërbyera në shtëpizat e ngritura për festa.

Rama shfaqet në krah të kreut të Bashkisë së Lezhës, Pjerrin Ndreu, ndërsa shkëmben disa fjalë edhe me kuzhinierin.

Rama: Perfekt!

Kuzhinieri: Do edhe salçiçe?

Rama: Jo, jo!

Kuzhinieri: Po ti kishte provuar edhe salçiçet.

“S’ka si Lezha për shefa kuzhine”, shkruan Rama mbi videon e publikuar.

Të Fundit