Rama uron pavarësinë e Amerikës, qytetarët i urojnë ditëlindjen. Sa vjeç mbush Kryeministri?

Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një postim të thjeshtë në Facebook duke uruar Shtetet e Bashkuara për festën e pavarësisë.

“Mirëmëngjes, dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 Korrikun e 100-vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Mirëpo ky postim nuk ka kaluar lehtë, pasi ndjekësit e tij nuk kanë harruar një detaj të rëndësishëm për kryeministrin. Ai feston sot ditëlindjen dhe ky fakt është vënë në dijeni nga komentuesit e shumtë në profilin e tij.

“Ta gëzojë festën Amerika. Edhe ti ta gëzosh diëlindjen. Të keni shëndet e suksese në misionin tuaj.”, shkruan një komentues.

Kryeministri Edi Rama feston sot 58-vjetorin./tvklan.al

Të Fundit