Rama “Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time, lërë më me drejtuesit politikë” – Stop
Të Gjitha

Rama “Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time, lërë më me drejtuesit politikë”

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve. Teksa fushata zgjedhore ka qenë në qendër të diskutimit, Rama tha se është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.

I pyetur nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve të PS në qarqe, kreu i maxhorancës tha se nuk është i kënaqur as me veten e tij.

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën.
Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lërë më me drejtuesit politikë”, deklaroi Rama.

Në lidhje me Kodin Zgjedhor, Rama tha se është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *