Rama “sfidon” Jorida Tabakun,poston video në Tik-Tok duke pirë ujë nga çezma

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama dhe deputetja e PD, Jorida Tabku u përfshin në një debat përsa i përket çështjes nëse uji që vjen në çezmat e qytetarëve të Tiranës është i pijshëm.

Kreu i qeverisë iu përgjigj Tabakut në Kuvend duke thënë se kur të mbërrinte në shtëpi do të pinte ujë nga çezma dhe këtë gjë do e filmonte dhe do e postonte në “Tik-Tok”.

Ashtu siç premtoi, ditën e sotme Rama ka postuar një video në “Tik-Tok” teksa shihet duke pirë ujë nga çezma dhe thumbon deputeten demokrate.

“Pini ujë Tirone dhe ti Jorida si tironse duhet të pish ujë Tirone. I premtova asaj Joridës se do pi ujë nga cezma. Keni cezmë të pi pak se thonë që s’pihet.Hajd gazear, Jorida me të mira”,-thotë Rama në video.

Të Fundit