Rama rikthehet online, disa ditë pas skandalit ‘McGonigal”: Isha me grip, bëni kujdes! (VIDEO)

Pasi ishte zhdukur prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u shfaq sot në median sociale, me një postim. Me një filxhan kafeje në dorë, Rama tha se ishte i sëmurë me grip dhe u kërkoi shqiptarëve që të kenë kujdes edhe ata me gripin.

Por Rama nuk tha sërish asnjë fjalë për mega-skandalin e Charles McGonigal, ku përmendet disa herë. Në vend të temës më të nxehtë politike që ka trazuar SHBA-të dhe Shqipërinë, kryeministri foli për disa politika të mbështetjes ndaj qytetarëve në kohë krize.

Të Fundit