Rama publikon videon: Mirëmëngjes me Kopshtin e rilindur Zoologjik të Tiranës

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet Kopshti i ri Zoologjik i Kryeqytetit.

“Mirëmëngjes dhe me Kopshtin e rilindur Zoologjik të Tiranës, i cili së shpejti do të hapë dyert për fëmijët e kryeqytetit e të të gjithë Shqipërisë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Plani parashikon lidhjen e Kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik, duke krijuar një hapësirë të vizitueshme.

Rehabilitimi i zonës së kopshtit botanik dhe atij zoologjik pritet që të shtojë dhe numrin e vizitorëve të vegjël, të cilët do të kenë mundësi të njihen me faunën dhe florën e këtij parku. /tvklan.al

https://fb.watch/byYzsDcWdN/

 

Të Fundit