Rama: Prindërit do t’i marrin mungesat e fëmijëve në shkollë me telefon

Teksa ka prezantuar ditën e sotme para qytetarëve në Lezhë platformën për “Bashkëqeverisjen”, kryeministri Rama theksoi se për pak kohë prindërit do të mësojnë për mungesat e fëmijëve nëpërmjet telefonit.

Sipas kreut të qeverisë ky është një lajm shumë i mirë për prindit të cilët do e kenë më të thjeshtë të kontrollojnë fëmijët e tyre.

“ Për pak kohë të gjithë Mungesat në shkollë  prindërit do t’i marrin me telefon. Ky nuk është një lajm jo shumë i mirë për ata qëi bëjnë bisht mësimit, por është lajm i mirë për prindërit. Në telefonin e tyre do të marrin vesh për mungesën. Kur të vijë çuni, se gocat nuk mungojnë, kur të pyetet si shkoi mësimi do e ketë të pamundur që do thotë se shkoi shumë mirë”, u shpreh Rama.

Të Fundit