Rama pret Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite: Shenjë bashkëpunimi

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët me Ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite Saudit, Princit Faisal Bin Farhan Al Saud.

Në fjalën e tij Rama është shprehur se kjo vizitë është një shenje bashkepunimi.

“Viziton për herë të parë vendin tonë dhe ka ardhur nga Riadi vetëm për të rivënë kontaktet e drejtpërdrejta dhe për të ristartuar një proces bashkëpunimi të thelluar. Dua t’i shpreh mirënjohjen për të gjithë përkushtimin në vazhdim që ai ka treguar për këtë marrëdhënie dhe ka qenë ai që e ka mbajtur  bashkëpunimin dhe komunikimin edhe gjatë pandemisë. Të gjitha shkëmbimet e planifikuara u paralizuan. Kjo vizitë është një shenjë e drejtpërdrejtë që dëshira e miqve tanë sauditë për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë është e madhe. Numri i vizitorëve nga Arabia Saudite ka pësuar një rritje edhe falë linjave direkte por edhe falë nxitjes që vetë Princi i Kurorës i ka bërë kësaj marrëdhënie. Ne jemi shume shpresplotë që kjo vizitë është hapja e një kapitulli takimesh bilaterale. Sot unë ia përsërita ftesën për të pritur këtë Princin e Kurorës dhe e falenderova për ndihmën e vazhdueshme që ii ka dhënë Shqipërisë sidomos në momentet e vështira duke qenë pranë atyre më në nevojë. Jemi në kushtet ku mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve, e rritjes së volumit tregtar dhe bashkëpunimin ekonomik”- tha kryeministri Rama.

Të Fundit