Rama përvesh mëngët, mbledh mbeturina në pyllin e Sodës në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka përveshur mëngët dhe i është bashkuar nismës për pastrimin e territorit, që ka nisur nga pylli i Sodës në Vlorë, për të vijuar në të gjithë vendin.

Pak pas fjalimit të tij dhe porosive të tij ndaj kryebashiakëve, por edhe thirrjeve për qytetarët, Rama nisi të mbledhë mbeturina.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rama merr pjesë në të tilla iniciativa. Hera e fundit ishte në periudhën e verës, ku Rama u shfaq teksa mblidhte disa mbeturina në fushat sportive të ndërtuara në zonën e Lugomares në Vlorë.

Të Fundit