Rama: Nismës “Open Balkan’ t’i bashkohet Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga samiti i “Open Balkan” në Beograd se kësaj nisme duhet t’i bashkohen jo vetëm vendet e rajonit por edhe vendet si Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria.

“Turqia partner i pazëvendësueshëm i Turqisë si edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, është mik i joni.  Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Italisë dhe Greqisë, që për arsye objektive dhe pamundësie me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të jetë sërish të ftuar për samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm ti bashkohen vendet e rajonit por t’i bashkëngjiten vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia dhe Hungaria në anën e tjetër”, u shpreh Rama.

Të Fundit