Rama : ” Nga sot në e-albania edhe leje – daljet për arsye shëndetësore” – Stop
Të Gjitha

Rama : ” Nga sot në e-albania edhe leje – daljet për arsye shëndetësore”

Kryeministri Edi Rama udhëzon, përmes një video-mesazhi në “Facebook”, të gjithë qytetarët, që duhet të marrin leje për të dalë për arsye shëndetësore.

Duke filluar nga dita e sotme, Rama njofton se leja do të merret në portalin “e-ALbania”, ndër qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën.

Mesazhi i Ramës:

🟢 NGA SOT NË e-albania EDHE LEJE – DALJET PËR ARSYE SHËNDETËSORE😊

🔴KUJDES! QYTETARI DUHET TË KETË ME VETE NJË DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN!

🔴 QYTETARIN MUND TA SHOQËROJË VETËM NJË PERSON TJETËR!

🔴 AUTORIZIMI VLEN VETËM PËR RRUGËN SHTËPI-QENDËR SHËNDETËSORE-SHTËPI

🟢 NDIQNI PROCEDURËN E THJESHTË NË E-ALBANIA 👇

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania

🚫 Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *