Rama: Nga 1 janari, zero taksa për 77% të bizneseve në vend – Stop
Të Gjitha

Rama: Nga 1 janari, zero taksa për 77% të bizneseve në vend

Kryeministri, Edi Rama gjatë një deklarate për mediat krah ministres së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj dhe ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka folur mbi vendimin e qeverisë për të lehtësuar barrën fiskale për biznesin e vogël.

Z. Rama tha se do të ketë zero tatim fitimi për biznesin që ka xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të reja, ndërsa për bizneset deri në 10 milionë lekë xhiro vjetore do të hiqet dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Nga kjo skemë e re për biznesin e vogël, kryeministri tha se 14% e bizneseve sot në vend do të kenë zero taksë nga 1 janarit i vitit që vjen. Ndërsa 77% e bizneseve në vend do të kenë zero taksë dhe zero TVSH.

Kreu i qeverisë duke iu referuar akuzave të opozitës se favorizon oligarkët dhe të pasurit, tha se, taksimi për biznesin e madh është rritur.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *