Rama: Ndihmuam Ukrainën, s’e bëmë për të luftuar me “nongratat” e Tiranës

Kryeministri Rama i është përgjigjur këtë të mërkurë kritikëve të cilët e kanë akuzuar se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë për Ukrainën.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se Shqipëria ka qenë ndër shtetët e para që ka dhënë kontributin e saj për Ukrainën, por sipas tij kjo ndihmë nuk është bërë për t’u dukur në Tiranë.

”Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës”, shkruan Rama.

Më tej kreu i qeverisë shkruan: “Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB, kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO, kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës”.

Të Fundit