Rama: Meta, presidenti më skandaloz në histori, u detyruam ta zgjedhim për….. – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Rama: Meta, presidenti më skandaloz në histori, u detyruam ta zgjedhim për…..

Si presidentin më skandaloz në historinë e Shqipërisë e ka cilësuar kryeminstri Edi Rama, Ilir Metën. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se rrethanat ishin të tillë që i detyruan të zgjidhin Ilir Metën në krye të shtetit, duke e cilësuar si “president për opozitën”.

Teksa e quajti gjithashtu si të papërsëritshëm dhe shëmbëlltyrën më të keqe, Rama tha se duhet t’i japin vendit një president me integritet dhe normal.

“Ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin dhe profilin e PS është se nuk mjafton thjeshtë të zgjedhim një person që do të ishte më i përshtatshëm për atë rol sesa Ilir Meta. Por, është që të zgjedhim një figurë që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjellë, që të sigurojë një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin sikundër edhe të përçojë një frymë.

Këtu sfida vështirësohet dhe këtu përzgjedhja është shumë më e ngushtë sesa çdo të ishte në një sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni dhe më të papërsëritshëm në llojin e vet që Shqipëria ka pasur rastin ta këtë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës ishte me detyrim përcaktim për ne që nuk i kishim votat për të zgjedhur presidentin dhe gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, mungonte opozita zyrtare dhe nga ana tjetër vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që do të mund ta përfaqësonte edhe opozitën. Në ato kushte ne zgjodhëm një president për opozitën, duke menduar se do të ishte edhe për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi të kundërtën dhe i dha vendin një president që ishte shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur qysh prej vitit 1991”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *