Rama dëshmon në komisionin hetimor: Nuk zbuloj unë afera korruptive

Kryeministri Edi Rama ka nisur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Rama kërkoi që komisioni të respektonte ligjin dhe se komision nuk ndodhet për të zbuluar afera korruptive, duke thënë se kjo gjë është thënë vetëm nga PD.

Për ish-ministrin e arrestuar Lefter Koka, Rama tha se e njeh vetëm si ministër dhe jo si përfitues i ndonjë afere korruptive.

Në ligjin për komisione hetimore kam lexuar, komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as të ushtrojë atributet e gjykatës. Në asnjë rast nuk mund të ofendojë personat e thirrur për të dëshmuar. kjo është përsëritur shumë shpesh. Unë këtu kam ardhur si dëshmitar dhe do t’ju sugjeroj që të mos eksportoni këtu debatin parlamentar apo debatin televiziv. Mendoj se ky komision është shumë i rëndësishëm. Unë i kam dhënë mbështetjen e plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës. Nëse doni që të jem kështu deri në fund respektoni punën e këtij komisioni. Nuk kam ardhur këtu për të zbardhur ndonjë afere, afera është në opinionin tuaj. Këtu jeni anëtar të komisionit që kanë thirrur si dëshmitar. Opinionet tuaja i jepni në raport. Unë jam kryeministri i Shqipërisë dhe unë Lefter Kokën e njoh si ministër jo si pronar apo përfitues.”-tha Rama.

Të Fundit