Rama: Brenda dekadës Shqipëria eksportues energjie, ja si do e bëjmë këtë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Rama: Brenda dekadës Shqipëria eksportues energjie, ja si do e bëjmë këtë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundit me gazetarët për vitin 2021 fillimisht foli për krizën energjetike, nga e cila mund të goditet edhe vendi ynë.

Teksa tha se qeveria e paralajmëroi krizën energjetike, Rama theksoi se ambicja e qeverisë është është që brenda kësaj dekade pra në kuadër të vizionit Shqipëria 2030,  Shqipëria të kalojë në eksportues neto të energjisë që do të thotë në një vend që garanton veten dhe shet energji te te tjerët.

“Ambicja jonë e shpallur është që brenda kësaj dekade pra në kuadër të vizionit Shqipëria 2030,  Shqipëria të kalojë në eksportues neto të energjisë që do të thotë në një vend që garanton veten dhe shet energji te të tjerët. Do bëjmë kapërcim epokal duke rritur kapacitetet. Si do ta bëjmë këtë? Këtë do e bëjmë duke zgjidhur problemin e trashëguar dramatik të hedhjes së parave bashkë me ujin kur nuk kemi mundësi të rezervojmë ujë për ditët e thata dhe këtë gjë do na e mundësojë ndërtimi i Skavicës.. Duke vënë në punë tecin e Vlorës. Duke diversifikuar burimet e energjisë. Duke rritur kapacitetin e prodhimit nga uji, ku jemi duke vlerësuar një projekt të mash. Do futemi në rrugën e një tranformimi epokal”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *