“Qeveria ka humbur kontrollin mbi pandeminë”- Basha: Spitalet janë në kolaps

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kryeministri e ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë, ndërsa numri i rasteve në vend rritet.

 

Lideri i opozitës deklaron se vendi ynë ka numrin më të ulët në Evropë sa i përket numrit të testimeve, ndërsa shton se spitalet janë në kolaps.

Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve”- shkruan Basha në Twitter.

Të Fundit