Qeveria garanton buxhetin 1.2 miliardë lekë/ Dy skemat e rimbursimit të ilaçeve për pacientët e prekur nga Covid-19

Personat që do të preken nga Covid-19 me shenja të lehta klinike, do të përfitojnë nga skema e rimbursimit e miratuar këtë javë nga qeveria me vlerë 1.2 mld lekë. Sipas protokollit mjekësor do të përfitojnë ata paciente që kalojnë sëmundjen në formën e lehtë ose të mesme, gjendje këto të cilat trajtohen në banesë.

Këtyre individëve u njihet vetëm testi që rezulton pozitiv në institucionet publike shëndetësore, pavarësisht faktit nëse janë të siguruar në skemën skemën e sigurimeve shëndetësore.

Por si do të funksionojë skema e rimbursimit dhe a do të mbulohet ajo 100 për qind falas apo jo? Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi.

Për formën e lehtë, shteti do të rimbursojë çmimin tavan 1650 lekë, pavarësisht faturës e cila mund të tejkalohet nga vlera e barnave përmes recetës që shënon mjeku i familjes. E njëjta gjë, ndodh edhe për formën e mesme të sëmundjes, e cila zgjat mbi 5 ditë. Në këtë stad, ku terapia shoqërohet me nevojën për të përdorur antibiotikë shtesë, shteti rimburson recetën me 10900 lekë, edhe pse kosto e shërimit mund të jetë më e lartë.

Në dispozicion për rimburisimin e barnave anti-covid qeveria ka garantuar 1.2 miliardë lekë në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të Fundit