Qendra Shendetesore-Bathore/ Me 12 mije leke behesh i afte per pune. – Stop
KLIPET

Qendra Shendetesore-Bathore/ Me 12 mije leke behesh i afte per pune.

Problematika e rradhës na con në Bathore, pasi një banor i zonës ka një problem me qendrën shëndetësore. Mjeku i familjes, Elidjan Behluli, i ka marrë 1 200 lekë të reja për një raport mjekësor, që tregon aftësinë për punë, por pa i bërë asnjë kontroll. Procedura normale për këtë raport parashikon 5 kontrollet e nevojshme dhe kushton 200 lekë të reja.Të njëjtën gjë, me shitjen e raportit mjekësor, e bën edhe kolegia e tij, Fatbardha Dervishi.Të dy mjekët në fjalë janë filmuar, duke marrë para për këtë procedurë. Por kur i pyet gazetarja me kamera e mikrofon, mohojnë cdo gjë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *