Putin falenderon forcat ruse: Po plotësojnë me heroizëm detyrat e tyre në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka falenderuar forcat speciale ruse duke theksuar se ato kanë “përmbushur  me heroizëm detyrat ushtarake” në Ukrainë.

BBC raporton se Putin tha se ushtarët ishin ngarkuar të ofronin ndihmë për “republikat popullore të Donbasit” – duke iu referuar dy zonave të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore që Rusia i njohu si shtete të pavarura përpara pushtimit të saj.

“Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave të operacioneve speciale, veteranët e njësive të forcave speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit, për shërbimin e tyre të patëmetë në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”, tha ai.

Ai e përfundoi mesazhin duke thënë: “Uroj fat, suksese dhe gjithë të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.

Fjalimi u dha me rastin e ditës së forcave speciale ruse, që mbahet çdo 27 Shkurt prej 2015.

Të Fundit