Pushuesit ankohen nga mushkonjat, dezinfektimi behet ne stinen e dimrit!

Në fillim të sezonit veror, “Stop” transmetoi problemin e mungesës së dezinfektimit nga insektet në zonat bregdetare. Aso kohe, ISHP nisi procedurat për dezinsektimin e zonave bregdetare nga mushkonjat.Pas denoncimeve për korrupsion në strukturën e posacme pranë kryeministrisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, konstatoi shkeljet dhe rekomandoi anulimin e tenderit dhe shkarkimin e 8 punonjësve të ISHP-së.Por rekomandimet e saj nuk u zbatuan kurrë. Turistët gjatë gjithë verës u ankuan, se nuk gjetën qetësi nga insektet, as në plazh e as në gjumë.Por situata është kthyer sërish në pikën 0, pasi tenderi për këtë procedurë ka pika të dyshimta e dezinfektimi mund të bëhet në dimër.

Të Fundit