PS distancohet nga Bllako, Manja: Ka përgjegjësi individuale – Stop
Lajme, Të Gjitha

PS distancohet nga Bllako, Manja: Ka përgjegjësi individuale

Ashtu si në rastet e mëparshme, PS është distancuar nga Alqi Bllako, i cili akuzohet si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Bllako pritet që të arrestohet nga SPAK, pas dorëzimit të mandatit të tij të deputetit.

I pyetur për kërkesën që SPAK ka bërë për arrestimin e Bllakos, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se përgjegjësia është individuale.

Qëndrimi i qeverisë sipas Ulsi Manjës, është i qartë: “Çështjet e drejtësisë, janë të drejtësisë”

“Ne kemi ndërmarr Reformën në Drejtësi. Kemi qenë të bindur dhe sot më shumë se kurrë. Se kjo ishte aspiratë e shqiptarëve. Që u përgjigjet nevojave. Është i qartë qëndrimi ynë . Çështje e drejtësisë janë të saj. Kushdo që shkel ligjin është përgjegjësi individuale. PS është lokomotiva e qeverisjes. Që është votuar nga 800 mijë shqiptarë.” tha ministri Manja.

Ndërkohë Ulsi Manja, u shpreh se Këshilli i Ministrave ka kaluar dy projektligje që lidhen me dokumentet zyrtare dhe mbrojtjen e individëve për të dhënat personale.

“Sot KM ka kaluar dy projektligje. Për aksesin në dokumentet zyrtare dhe mbrojtjen e individëve për të dhënat personale. Këto konventa do bëhen pjesë e të drejtës tonë. Kjo konventë rrit standardet e mbrojtjes së të dhënave personale.” tha Manja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *