Protestë tek sheshi ”Nënë Tereza”, aktivistë dhe ambientalistë kërkojnë që lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar – Stop
Lajme, Të Gjitha

Protestë tek sheshi ”Nënë Tereza”, aktivistë dhe ambientalistë kërkojnë që lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Mëngjesin e sotëm, aktivistë të Shoqërisë Civile dhe ambientalistë protestuan pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë për të mbrojtur lumin Vjosa si dhe të shpallet Park Kombëtar. 

Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme, në qendër të këtij sheshi u shkrua në gjuhën angleze “Vjosa park kombëtar tani”.

Kësaj proteste iu bashkua edhe presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se lumi Vjosa së bashku me degët e saj duhet të shpallet Park Kombëtar, pasi është një pasuri e rrallë kombëtare.

Është një detyrim për mua si presidenti i Republikës që të jem në përkrahje, në sintoni të plotë me 36 organizata evropiane dhe botërore e që janë bashkuar në këtë iniciativë për mbrojtje të lumit Vjosa dhe kërkojnë shpalljen park kombëtar të lumit Vjosa dhe të gjithë degëve”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit theksoi se ky lum është “pasuri e rrallë edhe për kontinentin tonë, që duhet mbrojtur nga çdo projekt që e cenon atë”.

Lumi i Vjosës, i cili rrjedh nga mali i Pindit në Greqi dhe derdhet në detin Adriatik, ishte nën kërcënim nga disa projekte hidrocentralesh në Shqipëri, një prej së cilëve ishte ai i Kalivaçit, por që disa muaj më parë Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria e tij ka refuzuar t’i japë leje.

Në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë edhe aktori i njohur amerikan Leonardo DiCaprio, i cili prej vitesh është kthyer një zë i fortë i kauzave mjedisore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *