Prokuroria bullgare: Kontrabanda e naftës jo shkak i aksidentit, një person rezulton i zhdukur – Stop
Lajme, Të Gjitha

Prokuroria bullgare: Kontrabanda e naftës jo shkak i aksidentit, një person rezulton i zhdukur

Prokuroria e Bullgarisë i ka hedhur poshtë supozimet se zjarri në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut, i aksidentuar 2 ditë më parë ka ardhur si pasojë e tubave me karburant shtesë.

Nga hetimet rezulton se janë gjetur 3 tuba me mbetje nafte, por nuk kanë qenë të mbushur dhe nuk janë përfshirë nga zjarri.

Dyshimi kryesor sipas prokurorisë, është gabim njerëzor dhe mungesa e sinjalistikës në rrugën ku ndodhi aksidenti.

Nga ana tjetër, Prokuroria bullgare tha se janë gjetur 44 trupa të pajetë në autobusin e aksidentuar 2 ditë më parë. Po hetohet çfarë ka ndodhur me personin e 52-të i cili nuk është mes të lënduarve, por as nuk është gjetur trupi.

Në autobusin e “Besa Trans” gjendeshin 52 pasagjerë prej të cilëve 45 mbetën të vdekur. Autobusi është përfshirë nga flakët menjëherë pas aksidentit dhe pasagjerët e kanë pasur të pamundur të dalin pasi dera kishte prekur parmakun. Ky është aksidenti më tragjik në historinë e Bullgarisë.

Mes viktimave janë 12 fëmijë, dy prej të cilëve binjakë që u gjendën jetë të mbledhur nga nëna e tyre në përpjekje për t’i shpëtuar nga flakët.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *