Procedim penal për “hoxhën” Fatmir Lloci, distancohet KMSH. 28 mars 2018 – Stop
Të Gjitha

Procedim penal për “hoxhën” Fatmir Lloci, distancohet KMSH. 28 mars 2018

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e të ashtuquajturit hoxhë, Fatmir Lloçit, i cili me pretekstin e shërimit ngacmonte seksualisht gratë e vajzat që i shkonin në banesë.

Sot Komisariati i Policisë Numër 2 në kryeqytet ka njoftuar nisjen e procedimit penal ndaj tij me akuzën e ngacmimit seksual, si dhe i ka kërkuar Televizionit Klan t’i vendosë në dispozicion të gjitha pamjet filmike dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje si nevojë e hetimit.

Gjithashtu ka reaguar edhe përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Ylli Gurra, i cili e quajti Lloçin hajdut të pafytyrë dhe i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e abuzuesve që nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë islame.

“Ajo që dua të sqaroj është që të tillë persona ose abuzues nuk kanë aspak lidhje me të qënit hoxhë! Rasti i mbrëmshëm ka qenë një degjenerim apo një abuzim i mirëfilltë për gjithçka, i besimtarëve dhe qytetarëve. Nuk ka lidhje aspak e askund me fenë dhe profesionin fisnik të hoxhallarëve që shërbejnë kudo në Shqipëri. Unë iu bëj apel që të mos bini pre e këtyre abuzuesve të paskrupullt, të cilët për hir të 5 qindarka denigrojnë figurën e qytetarëve, që për arsye shëndetësore detyrohen të zejnë dyert e këtyre e vjedhësve të pafytyrë!”, u shpreh Gurra.

Të martën në mbrëmje emisioni “Stop” nëpërmjet kamerës së fshehtë shfaqi sjelljen e “hoxhës” si më poshtë:

Hoxha Fatmir Lloçi – Ti zemër mërzitesh, acarohesh, mirëpo ti tek leku shtrëngohesh, se ju gjirokastritët kështu jeni. Do vij ndonjë ditë atje dhe të më heqësh lesht mua. T’i fryj një herë këtej unë. Pse po qesh?

Qytetarja 1- Ça, ça është se nuk të kuptova?

Hoxha Fatmir Lloçi – Po, pompa. A më the po ti?

Qytetarja 1 – Po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Pompa të fryftë! E kuptove? Ta përsëris prapë unë, në daç ta shkruaj me shkrim!

Qytetarja 1- Tani e kuptova… këtë ndonjëherë, por shumë shumë pak.

Hoxha Fatmir Lloçi – Si gjilpëra.

Qytetarja 1- Eeee…

Hoxha Fatmir Lloçi – Unë të them, a të ther si gjilpëra? Ti më thoje po, kam gjilpërë këtu.

Qytetarja 1 – Po ashtu më dhimbte, ja tani, kur ma bëre ti. Ehë qeshte kështu…

Hoxha Fatmir Lloçi – Domethënë jo me inate, jo me nerva?

Qytetarja 1- Eeee, jo me inat.

Ndihmësi – Xhaxh, plot ta mbush?

Hoxha Fatmir Lloçi – Jo plot, në gjysmë! Boll!

Qytetarja 1- Domethënë si i kapur mat, qeshte kështu. I thashë një herë e një kohë na i dorëzoje lekët, tani s’ka më lekë i thashë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Qeshi ëëë?

Qytetarja 1- E qeshi kështu qëëë…

Hoxha Fatmir Lloçi – (I flet në vesh) Kur do të nevrikoset. A e more vesh?

Qytetarja 1- Eeeee, e mora vesh…

Hoxha Fatmir Lloçi – Për mirë flasim ëëëë, për shtëpi.

Qytetarja 1- Po, po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Siç ka qenë për fëmijët e vet, s’janë të mitë me një fjalë, a më kupton muhabetin?

Qytetarja 1- Po, po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Janë fëmijët e vet, oj zemër! Po në daç dhe tani hidhe!

Qytetarja 1- Ta hedh dhe tani?

Hoxha Fatmir Lloçi – Po tani kur të ikësh për në shtëpi, hidhe!

Qytetarja 1 – Po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Gocë e keqe!

Qytetarja 1- Ëhë…

Hoxha Fatmir Lloçi – Nuk është e vërtetë ëëë? Se është budalla ëëë?

Qytetarja 1- Epo, do flasim.

Hoxha Fatmir Lloçi – Mjaft tani! Mjaft! Thuaje një herë mjaft! Si nuk më thërrite një herë për kafe?

Qytetarja 1- Po të duash i shikon vetë këto punët dhe vjen vetë, pa folur unë. Ika pastaj! Hajd mirupafshim se flasim, flasim! Mirupafshim!

Situata me një tjetër qytetare:

Qytetarja 2 – Ç’kemi. Si je ti?

Hoxha Fatmir Lloçi – Hë moj shtremçe?!

Qytetarja 2 – Si ke qenë?

Hoxha Fatmir Lloçi – Çfarë bëre ti?

Qytetarja 2 – Vajta para disa ditësh në një qokë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Po?!

Qytetarja 2 – Edhe hëngra një shëndetlie me arra.

Hoxha Fatmir Lloçi – Kur ke qenë që ke ngrënë atë?

Qytetarja 2 – U bënë nja 2 javë e gjysmë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Të është mpirë krahu i majtë?

Qytetarja 2 – Krahu i majtë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Të është mpirë kështu, si krah.

Qytetarja 2 – Po, po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Si krah, si, si, si, si…

Qytetarja 2 – Po, edhe më bën miza ndonjëherë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Je trembur në gjumë?

Qytetarja 2 – Trembem nganjëherë, shoh ndonjë ëndërr të keqe.

Hoxha Fatmir Lloçi – Ti më del me probleme, o vajzë!

Qytetarja 2 – Ëë…

Hoxha Fatmir Lloçi – Më del me probleme, më del e rënduar, je e mbyllur në vetveten tënde shumë.

Qytetarja 2 – Ëhë.. dhe çfarë mundemi të bëjmë?

Jo në 10 e gjysmë. Jo, 2!

Qytetarja 2 – Oops… Të janë bërë të gjitha njëlloj tani.

Hoxha Fatmir Lloçi – Jo, jo, vetëm ty të kam njëlloj.

Qytetarja 2 – Pooo, të gjitha njëlloj të janë bërë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Ehë… Ah moj bijë me më pas dëgjuar mua, sot do të ishe krajle.

Qytetarja 2 – Po, po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Mos kujto se jam tallur me ty!

Qytetarja 2 – Nuk je tallur, jo!

Hoxha Fatmir Lloçi – Ëhë. Jo një, por 3 apo 4 duke të ngacmuar.

Qytetarja 2 – Poo. Tani?

Hoxha Fatmir Lloçi – Më para.

Qytetarja 2 – Prit pra, hë çohu se na more frymën! Çohu pra!

Hoxha Fatmir Lloçi – Qelbësirë!

Qytetarja 2 – Unë qelbësirë?

Hoxha Fatmir Lloçi – Ngordhalaqe!

Qytetarja 2 – Pse të gjithë kështu i fërkon ti?

Hoxha Fatmir Lloçi – Po, ato, që kanë probleme.

Qytetarja 2 – Ato, që kanë probleme ëëë? Ndonjë zog i njomë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Si puna jote!

Qytetarja 2 – Zog i njomë!

Hoxha Fatmir Lloçi – Aty mbaje mendjen ti, mbaje mendjen tek budalliqet!

Qytetarja 2 – Po ka nga ora 11 them unë, 10 e 30, por jo në 9 në pikë të mëngjesit!

Hoxha Fatmir Lloçi – Më afro pak se nuk të ha!

Qytetarja 2 – Të afroj mo, të afroj! Por kam hall seee…

Hoxha Fatmir Lloçi Hoxha – Se çfarë?

Qytetarja 2 – Po seee… të janë bërë të gjitha njëlloj.

Hoxha Fatmir Lloçi – Jo, mua nuk më bëhen njëlloj.

Qytetarja 2 – Ashtu ëëë…?

Hoxha Fatmir Lloçi – Eh, moj bijë! A e more qiriun, oj ti, cucë? Ma jep pak qiriun tënd! Shko tek dhoma e fundit, hape pak dritaren dhe ndize këtë në dritare!

Qytetarja 2 – Në dritare, po pse jo këtu?

Hoxha Fatmir Lloçi – Aty ku me do K***i mua, jo ku të do ty!

Qytetarja 2 – Iiiiiii…

Hoxha Fatmir Lloçi – Dëgjove?

“Dental Turk” i bën qytetarit protezën gabim e nuk mban përgjegjësi.

Kastriot Frangu denoncon në emisionin “Stop” dëmin shëndetësor dhe sjelljen e padenjë të klinikës “Dental Turk”. Pasi priti 3 muaj për punimin e protezës, rezultoi jofunskionale, pasi as ha, as pi e as flet dot me të.

“Iu drejtova emisionit “Stop” për një problem që kam me klinikën dentare ‘Dental Turk’. I jam drejtuar kësaj klinike që në datë 7 Nëntor për të bërë një protezë të lartme dhe të poshtme. Pas një periudhe 3 mujore, unë iu ankova subjektit në fjalë që kjo protezë nuk është për mua, duke e parë që nuk kishte funksion as për të ngrënë, as për të pirë, as për të folur, si në këto momente që mezi po flas”.

Denoncuesi rrëfen se pagoi 1 milion e 200 mijë lekë, pasi i premtuan 5 vjet garanci, por kur u ankua për rezultatin e protezës e përzunë. Ai u shpreh: “Dental Turk që na sjell buzëqeshjen po na e ngrin buzëqeshjen! Ku ta çoj unë këtë tani?”

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” së bashku me Kastriotin shkuan pranë kësaj klinike për të shfaqur me zë e figurë sjelljen e tyre ndaj klientit të pakënaqur.

Qytetari – Përshëndetje!

Administratori – Përshëndetje!

Qytetari – Si kalove? Mirë? Kam paguar 1 milionë e 200, kam ndenjur 3 muaj këtu dhe gojën e kam jo funksionale.

Administratori – Ja… ja… jazëk, jazëk të qoftë ty!

Qytetari – Po mirë mo, dakord..!

Administratori – Jazëk të qoftë… ik tani!

Qytetari – Nëqoftëse është jazëk, më thuaj ti mua more burrë i…

Administratori – Ik tani! Nuk kemi punë bashkë!

Qytetari – Po e kupton, që ti më ke bërë një dëm mua tani?

Administratori – Çfarë flet ore, çfarë flet?

Qytetari – Më ke bërë një dëm ti mua…

Administratori – Ore, a e ke në terezi…?

Qytetari – Po e kam shumë në terezi, se unë jam “out” tani. Jam në ajër tani, as lartë as poshtë.

Administratori – Na zu belaja me shqiptarët! Ik dhe mos më acaro mua tani! Qërohu! Mos më shkel fare këtu! Mos të shoh më këtu!

Qytetari – Kur erdha, që të dhashë lekët unë, si shkela?

Administratori – Po ik ore tani, na lër rehat! Mos më acaro më! Ik tani!

Denoncuesi iu drejtua disa klinikave dentare për të vërtetuar se proteza nuk është funskionale për të.

Stomatologia 1 – Pjesën sipër duhet ta heqësh, ta eliminosh sepse të del jashtë përdorimit fare nofulla se e ke shumë të madhe. Poshtë pastaj mund të bëhet edhe nga e para. E ke shumë keq! Pjesa sipër s’të bën fare!

Stomatologu 2 – Është shumë e trashë ajo proteza lart.

Qytetari – Atë një… pjesa poshtë, çfarë mund t’i bëjmë? A rregullohet?

Stomatologu 2 –Jo, jo, jo, jo…

Qytetari – Nuk bëhet ë?

Stomatologu 2 – Bëhet nga fillimi!

Stomatologia 3 – Nuk bëhet ajo! Mund ta kishte nxjerrë dhe më mirë! O jo… ajo…ashtu s’ke ça t’i riparosh. Ajo duhet me u heq krejt shtresa e porcelanit!

Stomatologia 4 – Ato duhen ribërë! Janë bërë keq! Ajo proteza zhytet brenda 2 javëve dhe zhytet në lartësi, jo të futet nga brenda. Duhet të shkosh atje ku i ke bërë të t’i ribëjnë!

Stomatologia 5 – Dëgjo: Problemi më i madh për mua si mjeke, është mbyllja e dhëmbëve. Nuk mbyllen si duhet! S’ka mundësi riparimi më. Këto duhen hequr nga goja jote dhe ribërë nga fillimi, sidomos poshtë!

Kastriot Frangu i pyeti stomatologët se sa kushtojnë protezat në klinikat e tyre.

Qytetari – Dhe sa më kushton, që ta rregulloj?

Stomatologu 1 – Pjesa sipër (proteza lart), bëje…350-çe… Është elastike.

Qytetari – Sa më shkon e gjithë goja?

Stomatologu 2 – Shkon shumë këtu tek ne!

Stomatologia 3 – Është goxha e shtrenjtë! Unë e bëj 400 mijë lekë këtë çfarë ke bërë ti këtu (protezën poshtë).

Gazetarja e emisionit “Stop” dhe denoncuesi iu drejtuan Urdhrit të Stomatologut Shqiptar për të pyetur sesi duhet proceduar në këtë rast.

Përgjegjësi i zyrës juridike së USSH, Alban Peca u shpreh: “Kur ka një mjekim të pakujdesshëm apo sjellje të padenjë nga stomatologu, atëherë pacientit i lind e drejta që t’i drejtohet Urdhrit të Stomatologut e të bëjë ankesë pranë Këshillit Rajonal”.

Pas ankesës së kryer nga pacienti i dëmtuar, sekretarja e Këshillit Rajonal, Orjeta Musabelli tha se u kontaktua klinika dentare “Dental Turk” dhe iu kërkua dokumentacioni i Kastriot Frangut për të nisur procedurat.

“Do fillojmë procedurat për mbledhjen e kryesisë së Këshillit Rajonal. Do të dëgjohen të dyja palët, do të vendoset nëse kjo çështje do të shkojë për gjykim profesional në komisionin disiplinor ose jo. Kjo është procedura që bëhet brenda 14 ditëve”, shpjegoi Musabelliu.

Kryesia e Këshillit Rajonal të Urdhrit të Stomatologut u mblodh, bëri ballafaqimin e të dyja palëve dhe vendosi që çështja të shkojë në Komisionin Disiplinor dhe deri sa të hetohet nga kjo e fundit, denoncuesi nuk duhet t’i drejtohet asnjë klinike dentare për të rregulluar protezat.

Pas ekspertimit rezultoi se ankesat e pacientit qëndrojnë, pasi nuk është ndjekur një plan trajtimi korrekt për rastin klinik nga ana e stomatologes së klinikës dentare “Dental Turk”. Për këtë arsye Komisioni Disiplinor i dha masë disiplinore “vërejtje e rëndë”, por askund nuk përmendet se cili do të jetë fati i pacientit. Pra, Kastriot Frangut nuk iu ofrua as dëmshpërblim, as ribërje e protezave dhe as kthim i parave të shpenzuara më kot.

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra i sugjeroi denoncuesit që me këtë vendim t’i drejtohet gjykatës, pasi do të dëmshpërblehet.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *