Prishja e banesave te 5 Maji/Banorët përplasen me policinë, hidhet gaz lotsjellës

Mëngjesi i sotëm ka nisur me përplasje mes banorëve të “5 Majit” dhe punonjësve të policisë. Përplasja ka nisur pasi sot në këtë zonë po shemben 12 banesa.

Banorët e zonës e kanë kundërshtuar këtë vendim të Bashkisë së Tiranës për të prishur banesa në këtë zonë.

Disa prej banorëve janë ngjitur mbi tarracat e shtëpive të tyre dhe kanë hedhur gurë në drejtim të punonjësve të policisë, ndërsa këto të fundit janë kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.

Kujtojmë se prej ditësh banorët e zonës së “5 Majit”, Kodrës së Priftit, Paskuqanit dhe ato të Laprakës kanë protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Ata kanë protestuar para Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve të tjera, duke kërkuar të drejtat e tyre.

Të Fundit