Preu dru në pyllin e Divjakës, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke prerë dru në pyllin e Divjakës si dhe ka hedhur inerte që përbëjnë rrezik për dëmtimin e faunës në zonën mjedisore të mbrojtur.

Bëhet me dije se ndaj të arrestuarit, Klodian Hila, rëndojnë veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Transportimi i mbeturinave toksike” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Të Fundit