Presidenti brazilian Bolsonaro gjobitet me 75 euro për mos mbajtje të maskës

Presidenti brazilian i së djathtës ekstreme dhe disa ministra të kabinetit të tij janë gjobitur pasi nuk mbanin maskë gjatë një demonstrate me motoçikleta në Sao Paolo.

Jair Bolsonaro, tri ministra dhe gjashtë deputetë u gjobitën me 75 euro secili nga autoritetet vendase.

Presidenti ka shkelur dhe kodin rrugor pasi nuk kishte vënë kaskë mbrojtëse.

Në disa prej pankartave që mbaheshin nga motoçiklistët kërkohej ndërhyrja e ushtrisë, gjë e cila cenon demokracinë dhe kushtetutën, shkruajnë mediat lokale.

Në një fjalim përpara 12 mijë të pranishmëve, Bolsonaro tha se shifrat e fataliteteve të COVID-19 janë ekzagjeruar ndërsa doli kundër këshillave të mjekëve duke thënë se ata që e kanë kaluar virusin, apo që janë të vaksinuar, nuk kanë nevojë të mbajnë maskë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më pak se 12 për qind e brazilianëve kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Të Fundit