Prerja e paligjshme e pyjeve/ Sekuestrohen 200 m3 lëndë drusore dhe 8 kamionë – Stop
Të Gjitha

Prerja e paligjshme e pyjeve/ Sekuestrohen 200 m3 lëndë drusore dhe 8 kamionë

Prej fillimit të muajit shtator, ka nisur një plan i përbashkët masash mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit të Mjedisit për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në kuadër të këtij plani masash janë sekuestruar 200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore.

Më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, janë sekeustruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit (ISHMPUT) vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkoder, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në  këtë kuadër, që prej fillimit të muajit shtator po vijon operacioni i përbashkët i koduar “Alpet” mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit (ISHMPUT) Qarku Shkodër.

Si rezultat i operacionit janë identifikuar presona që kryenin prerje të pyejeve dhe transportonin lëndë   drusore.

Gjatë operacionit janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.

Si dhe  u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH.

Operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *