“Prefekti”, Erion Braçe nxjerr dokumentin e Qazim Mulletit: Fashizmi është krim

Pas rileximit në skenën e Teatrit Kombëtar të veprës “Prefekti”, po vijojnë debatet mbi figurën e Qazim Mulletit.

Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ai që ka publikuar në rrjetet sociale një dokument të firmosur nga vetë ish-Prefekti dhe kryebashkiaku i Tiranës në periudhën e pushtimit fashist, Qazim Mulleti.

Ashtu siç shihet edhe në dokument Mulleti, raporton në Ministrinë e Brendshme se ka nderin t’i njoftojë se ekzekutimi i të dënuarve; Hamzi Mëzizi, Nikolla Tupa dhe Ferit Xhajku është kryer.

Fashizmi nuk është opinion, as Teatër, as komedi! Fashizmi është krim! Urdhëroni: Kur pushkatoheshin antifashistë në Tiranë dhe prefekti kishte “nderin” të raportonte kështu! Puthini dorën tani”,-shkruan Braçe, pasi publikon dokumentin.

Që prej ditës së djeshme ka nisur ky debat, pasi mbesat e Mulletit e konsideruan veprën e lexuar në teatër si një vepër që denigron figurën e Qazim Mulletit dhe kanë kërkuar një rishkrim të sajin.

Të Fundit