Prag-shkolla, probleme me librat shkollorë 13 shtator 2018

Shpërndarja e librave shkollorë është shoqëruar me probleme.Në një nga libraritë e kryeqytetit, aty ku shiten librat e shkollës “Sinan Tafaj”,matematika, fizika, biologjia dhe kimia shpërndahen për klasën e 10-të dhe 11-të. Por shkolla ka bërë porosi për atë të klasës së 10-të.Inspektorët e arsimit debatojnë me shitësin, duke i kërkuar të ndyrhsojnë porosinë në shtëpinë botuese dhe duke i treguar shkresën zyrtare të porosisë.Gazetarja e “Stop” pyeti drejtoreshën e drejtorisë rajonale arsimore, Arjola Byzyka, e cila tha se duhet të shpërndahen tekstet për klasën e 10-të sic është bërë porosia dhe ata që e kanë marrë për dy vite, do ta kthejnë.

Të Fundit