Porti i Durresit / Mberrijnë 37 marinarët shqiptarë te bllokuar ne Itali.

Autoriteti Portual Durrës njofton se kanë mbërritur këtë mëngjes në Portin e Durrësit 37 marinarët shqiptarë,  të cilët prej 4 javësh kanë qënë të bllokuar në tragetet e kroçerat e kompanisë GNV, në Itali.

Autoriteti Portual Durrës thekson, se së bashku me Policinë Kufitare, kanë vënë në dispozicion logjistikën e tyre për realizimin me sukses të këtij misioni.

Njoftimi i plotë:

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Portin e Durrësit 37 marinarët shqiptarë, të cilët prej 4 javësh kanë qënë të bllokuar në tragetet e kroçerat e kompanisë GNV, në Itali. Riatdhesimi i tyre është bërë i mundur falë bashkëpunimit mes autoriteteve italiane?? dhe ??Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtoria e Përgjithshme Detare.

⚓️Autoriteti Portual Durrës dhe Policia Kufitare kanë vënë në dispozicion logjistikën e tyre për realizimin me sukses të këtij misioni. Pas mbërritjes në Atdhe, nën masa të rrepta shëndetësore, ata do të qëndrojnë të izoluar për një periudhë 2 javore pranë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë në Plepa.

Administrata Detare Shqiptare ka qenë ne kontakt me gjithë detarët Shqiptarë qe punojnë në anijet me flamur te huaj duke i asistuar dhe keshilluar për problematikat që kanë. Ashtu si të gjithë Shqiptarët edhe detarët tanë nuk janë më vetëm dhe të harruar, por të asistuar dhe të ndihmuar nga të gjitha instancat tona shtetërore.
#sëbashkudoiadalim? #maritimealbania??⚓?

Të Fundit