Polici 6 muaj pa patente, kercenon gazetaren: Ty do te coj ne Prokurori!

Jemi në qytetin e Korcës për problemin e nënëkomisar Aldi Bylykut me pozicion specialist i trafikut rrugor. Ai tregon, se në datën 24 janar 2022, në kryqëzimin e Cifligut është ndaluar një mjet, që drejtohej nga punonjësi i policisë i komisariatit të Maliqit, Nefail Mucollari. Ky i fundit është konstatuar pa patentë të vlefshme dhe ndaj tij është marrë masë admnistrative.Por një ditë më vonë, Aldi Bylyku është thirrur nga drejtori i policisë Korcë, Gjovalin Loka dhe është pyetur mbi këtë situatë. Dy ditë më pas drejtori ka propozuar transferimin e Aldi Bylykut në Memaliaj. Këtë transferim Aldi e lidh me ndëshkimin, që i bëri efektivit të policisë së Maliqit.Ne takuam policin e gjobitur Nefail Mucollari, i cili lëvizte prej 6 muajsh me patentë të skaduar, i cili tha, se nuk ishte ankuar, por kishte pranuar gjobën.Pyetjeve të gazetares, Mucollari iu përgjigj duke i thënë, se do të bënte kallzim për të në prokurori.

Transferimi i efektivit të policisë rrugore të Korcës Aldi Bylyku është verifikuar edhe nga SHCBA-ja dhe është vlerësuar tendencioz.Bylyku ka vetëm një vit e gjysmë në këtë pozicion dhe për transferim duhet të kishte të paktën dy vjet.Vetë drejtori i policisë së Korcës, nuk gjendet, për të dhënë shpjegim për këtë lëvizje të paarsyetuar.Për këtë rast komunikuam me kreun e sindikatës së policëve, Sadedin Fishta, i cili pranoi, se transferimi i efektivit Aldi Bylyku, është bërë pa të drejtë.

Të Fundit