Plot 124 vjeçe, gruaja “më e moshuar në botë” zbulohet teksa mori dozën e parë ndaj COVID-19 – Stop
Bota, Të Gjitha

Plot 124 vjeçe, gruaja “më e moshuar në botë” zbulohet teksa mori dozën e parë ndaj COVID-19

India po përballet me një valë të egër të COVID-19, me rastet e viktimat që janë në rritje çdo ditë e më tepër.

Për të frenuar pandeminë, autoritetet kanë urdhëruar vaksinimin e moshave të treta, duke shkuar shtëpi më shtëpi për ta realizuar këtë gjë. Pikërisht, aty u zbulua ndoshta, gruaja më e vjetër në botë. Bëhet fjalë për Rehta Begum, e cila pretendon të jetë 124.

Kështu Begum, rezulton të jetë shtatë vite më e vjetër se japonezja, Kane Tanaka, e cila aktualisht njihet si gruaja më e vjetër në botë.

Nëse Begum është me të vërtetë 124 vjeç, kjo do të nënkuptojë se ajo është dy vjet më e madhe se Jean Calment, një franceze e cila ndërroi jetë në moshën 122 vjeçare në vitin 1997 dhe e cila njihet zyrtarisht si gruaja më e moshuar.

Gjyshja indiane u tregoi banorëve të zonës një kartelë lindje, ku pasqyrohet se ajo është 124 vjeç

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *