Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, kush është prokurori i arrestuar

Maksim Sota është prokurori ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër një rrjeti të dyshuar për trafik droge e pastrim parash. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

Sota ka qenë kandidat për në SPAK dhe në korrik 2019 u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por u skualifikua që në fazën e parë.

Prokurori Maksim Sota e ka nisur detyrën në Prokurorinë e Vlorës dhe ka qenë drejtues i kësaj prokurorie për disa vite.

Sakaq, mësohet se mes të arrestuarve janë edhe pesë punonjës policie. Operacioni po zhvillohet në disa shtete Shqipëri, Mal i Zi, Spanjë e Itali. Po ashtu është urdhëruar edhe konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa milionave eurosh.

Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbardh i gjithë “zinxhiri i furnizimit” të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias

Të Fundit