Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis, kapet 26-vjeçari – Stop
Lajme, Të Gjitha

Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis, kapet 26-vjeçari

Policia ka vënë në pranga shoferin e mjetit që një ditë më parë aksidentoi për vdekje një 71-vjeçar. 26-vjeçari me iniciale M.D. pas ngjarjes kishte braktisur mjetin dhe ishte arratisur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit M. D., 26 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën rurale Torovicë, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas 71 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja”, njoftoi policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./tvklan.al

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *