Përplaset një tjetër autobus në Tiranë, tre aksidente në 6 ditë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Përplaset një tjetër autobus në Tiranë, tre aksidente në 6 ditë

Një tjetër autobus në Tiranë është përfshirë në një aksident ditën e sotme. Aksidenti ka ndodhur pranë “Stacionit të Trentit”, nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas “ABC” në aksidentin e sotëm është përfshirë autobusi i linjës “Kristal-Qendër”. Ndërkohë në vendngjarje shihet që ka mbërritur edhe karotreci, i cili ka larguar autobusin, për të liruar trafikun.

Ngjarja e sotme vjen pas aksidentit të 29-prillit ku autobusi i Unazës “Green linee” i cili përfundoi në Lanë duke marrë para dhe një automjet tjetër, një tjetër autobus ai i linjës “Qytet Studenti” do të përplasej me stacionin ditën e hënë të kësaj jave.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *