Përgjegjësia personale e Bllakos, Balliu: Në PS as nuk martohesh pa lejen e Ramës

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Klevis Balliu gjatë një intrviste televizive ka komentuar arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako. I pyetur në Ora News, Balliu tha se nuk mund të ndodhë që Bllako të ketë vepruar i vetëm, ndërsa paralelizoi se në PS as nuk mund të martohesh pa lejen e Ramës.

“Alqi Bllako është njësoj si të arrestosh një roje parkingu se u vodh banka ngjitur. Koncepti se Rama nuk di gjë se është përgjegjësi personale, në PS nuk martohesh dot pa lejen e Edi Ramës. Marrin lejen e Edi Ramës, nëse është dakord ai ecin përpara, jo më të vjedhin paratë pa lejen e Edi Ramës. Këta nuk hyjnë dot në zyrë pa marrë leje te ai, as nuk hyjnë dhe as nuk dalin dot pa marrë leje te Edi Rama. Edi Rama i thoshte një ministri të vet “pse ke dalë ti në kafe me atë se ai është kundër nesh.”I kishte bërë video se kishte dalë në kafe me dikë tjetër. Këtij do t’i marrin paratë këta? Ky nuk le asnjë grimcë në PS të lëvizë pa lejen e tij, jo më paratë, ai është i sëmurë me paratë. Ai shpiku gjithë “Air Albanian” vetëm për të marrë një charter privat. Ai është i sëmurë për paratë, i pangopur. Nuk ngopet kurrë. Për sa kohë të jetë Rama aty do të ketë vjedhje. Taksat e qytetarëve rriten sepse krijohen gropa në buxhetin e shtetit, krijohen gropa nga vjedhjet që bën Edi Rama dhe ato gropa duhen mbushur me taksa”, tha Balliu.

Të Fundit